Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Chiellini kujton me nostalgji faullin ndaj Saka: E tërhoqa mirë, gabimi i vetëm në Europian!

Një nga imazhet më ikonike të Euro 2020, u regjistrua në finalen mes Anglisë dhe Italisë teksa kur luhej minuta e 90-të dhe ndeshja ishte në barazim 1-1, Saka për pak sa nuk kapi në një kundërsulm të rrrezikshëm përfaqësuesen axurre.

Dhe, në fakt ashtu do të ndodhte nëse nuk do të ishte për Giorgio Chiellinin i cili menjëherë e tërhoqëi prej fanelle sulmuesin e Arsenal duke shkaktuar një faull me ndërgjegjje të plotë. Së fundmi, Chiellini është rikthyer të flasë për atë episod duke theksuar se mendimi i tij i vetëm në atë moment ishte të tërhiqte me sa mundësi kishte fanellën e Saka për të mos e lejuar këtë të fundit të rrezikonte zonën e Italisë.

“Në atë moment ndoshta kam bërë gabimin tim të vetëm përgjatë Europianit. Mendova se mund ta ruaja topin të dilte në rivënie anësore, por Saka më fitoi kohën dhe kaloi para meje. Mendimi im i vetëm ishte të tërhiqja fanellën e Saka dhe në fakt ia dola, e tërhoqa mirë atë”, u shpreh Cheillini teksa në vazhdim Italia e tij fitoi Europianin falë lotarisë së 11-metërshave dhe Saka ishte një prej atyre lojtarëve britanik që gaboi përballë Donnarummës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...