Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U dëmtua ndaj Romës, shtyhet me disa ditë operacioni i Chiesës

Dëmtimi në përballjen me Romën, i kushtoi shtrenjtë yllit italian të Juventusit, Federico Chiesa, që duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe sezoni për të mund të quhet i përfunduar, pasi do të duhen më shumë se 5 muaj për rikuperimin e plotë.

Operacioni i Chiesës ishte parashikuar të kryhej këtë javë në një klinikë në Vjenë, megjithatë gjërat nuk kanë shkuar si duhet, pasi 24-vjeçari po kalon një gjendje gripale, me temperaturë e ethe, ndaj gjithçka është shtyrë me të paktën një javë.

Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për koronavirus, pasi disa tampon radhazi, kanë dhënë rezultat negativ, megjithatë kjo gjendje shton edhe më shumë mërzinë e Chiesës, që do të duhet të përballojë një periudhë relativisht të gjatë larg fushave të futbollit.

Dëmtimi i 24-vjeçarit i ka prishur jo pak planet trajnerit Massimiliano Allegri dhe mbi të gjitha teknikut të kombëtares, Roberto Mancini, që kishte bërë planet me të për Play Off-in e Botërorit, por do të duhet të gjejë zgjidhje të tjera për sulmin.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...