Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Chiesa mbyll sezonin! Juventus në emergjencë, shumë mungesa ndaj Inter!

Fitorja 4-3 me përmbysje ndaj Romës ka patur një bilanc të rëndë, në aspektin fizik dhe atë disiplinor. Kundër Interit, të mërkurën e ardhshme në San Siro, në finalen e Superkupës së Italisë, ndeshje që do të transmetohet në Supersport, bardhezinjtë do të jenë në emergjencë, sidomos në mbrojtje.

Kartonët në ndeshjen me Romën, e privojnë Allegrin nga dy lojtarë të rëndësishëm të prapavijës, ndërkohë që dëmtimi i rëndë i Chiesës, përjashton nga sfida edhe një tjetër protagonist të rëndësishëm. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion Cuadradon dhe De Ligt: i pari për grumbullim kartonësh, ndërsa De Ligt mori karton të kuq, dhe kështu nuk do të jetë ndaj Interit.

Në finalen e ndeshjes me Romën u rikthye për Juven Giorgio Chiellini, i cili do të jetë titullar në finalen e Superkupës. Përkrah tij me shumë mundësi do të jetë Rugani, duke qenë se Bonucci mund të rikuperohet por për të qenë në stol.

Në sulm ndërkohë mungesë me peshë ajo e Federico Chiesa. Ekzaminimet e fundit, konfirmuan për të traumën në gjurin e majtë, me dëmtimin e ligamenteve. Chiesa do të operohet në ditët e ardhshme dhe për të sezoni është mbyllur këtu.

24-vjeçari humbet në këtë mënyrë duelet e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022 me Italinë. Kampionët e Europës do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut (24 mars) dhe fituesin e çiftit Portugali-Turqi (29 mars), takime në të cilat Roberto Mancini do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të djathtë.

Kundër zikaltërve, Allegri do të propozojë sërish me siguri Moratan në minutën e parë, ndërsa përkrah tij duhet të jenë Dybala dhe Kulusevski, edhe pse ka ndonjë shans edhe për Federico Bernardeschin.

Dëmtimi i Chiesa-s ndikon edhe në merkaton e Juves, duke bërë që Kulusevski të mos largohet në këtë janar, e ndoshta do t’u duhet të gjejnë edhe një tjetër lojtar për repartin ofensiv, diskutim ky që gjithsesi nuk ka të bëjë për ndeshjen me Interin, për të cilën Juve mbetet në emergjencë.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...