Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Chris Smalling pranon ulje page, edhe më pranë Romës

Roma nuk heq dorë nga Chris Smalling dhe vazhdon të monitorojë situatën e anglezit. Mbrojtësit 30-vjeçar i përfundoi huazimi te verdhekuqtë dhe u kthye te Manchester United, por dëshira e tij është që të veshë përsëri fanellën e Romës.

Drejtuesit Fienga dhe De Sanctis janë gati për një sulm të ri për të larguar interesin e Interit për mbrojtësin, duke llogaritur edhe ndihmën shtesë: atë të Smalling.

Siç raportohet nga tabloidi britanik “The Sun”, mbrojtësi është i gatshëm të shkurtojë ndjeshëm pagën aktuale prej 130 000 stërlinash në javë, që do të merrte në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Unitedin, në mënyrë që të kthehej në kryeqytet, ku ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...