Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Romës, Cicinho, ka zbuluar se pinte për 14 orë rresht dhe shkonte në stërvitje i dehur.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ku zbuloi problemet me alkoolin, braziliani zbuloi gjendjen që ka kaluar.
Mbrojtësi kaloi dy sezone me “Los Blancos”, duke bërë gjithsej 32 paraqitje dhe duke fituar La Ligën në sezonin 2006-2007.
Por gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu, Cicinho u bë i varur nga alkooli dhe ndoqi seancat stërvitore në gjendje jo normale.
E njëjta situatë vazhdoi edhe në kohën kur u transferua te Roma, së cilës iu bashkua për shifrën e 11 milionë eurove dhe bëri 91 paraqitje për të.
“Nëse më pyet nëse jan stërvitur i dehur gjatë kohës që isha te Reali, po. Pija shumë kafe për të fshehur erën e akloolit. Pija gjithmonë falas sepse njerëzit më njihnin dhe më qerasnin, ata ishin të lumtur që më shihnin. ”, tha ai për emisionin EPTV Ressaca.
