Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Cikalleshi: Agjërova mjaftueshëm, tani të fitojmë në Turqi

Sokol Cikalleshi gjeti sërish golin me kuqezinjtë, këtë herë për të vulosur suksesin ndaj Islandës, ndërsa në intervistën për Supersport pranoi çlirimin pas këtij suksesi dhe theksoi se beson te triumfoi edhe në Turqi.

Keni shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e fundit. Mesa duket nuk po të pengojnë më shtyllat…
Agjërova mjaftueshëm. Tani më vjen mirë që po arrij të luaj dhe të shënoj, pasi për ne sulmuesit kjo është shumë e rëndësishme.

Çfarë ndodhi pas humbjes në Francë?
Ishte një rikthim mjaft i mirë, të cilin e kishim folur edhe me çunat kur u kthyem nga Franca. Atje humbëm ndaj kampionëve të Botës dhe nuk është dramë, por reaguam ashtu si duhet, ku shënuam 4 gola dhe bëmë një ndeshje mjaft të mirë.

Ky ishte ndoshta goli me më shumë grintë. Pse?
Nuk do thosha inat, por kishim punuar shumë për këtë ditë dhe vinim pas ndeshjes me Francën ku morëm 4 shuplaka. Sot treguam që mund të rrëzohemi, por dimë të ngrihemi dhe kundërshtari na barazoi dy herë, por gjithmonë ishim gati për të tentuar fitoren. Goli im ishte një lloj çlirimi si për mua, ashtu edhe për ekipin.

A janë këto gola një mesazh për klubin tuaj, por edhe për Turqinë, që e kemi kundërshtar në tetor?
Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Akhisarspor, ku ndihem si në shtëpi dhe do të kërkoj të bëj më të mirën, doja të largohesha pasi skuadra ra në kategorinë e dytë, pro për shumë arsye, kjo nuk ndodhi. Sa i përket Turqisë, unë e njoh mjaft mirë dhe me fitoren e sotme kemi bërë pjesën e parë të punës. Tani na pret një finale tjetër në Turqi, ku do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por besoj se kemi mundësi të marrim pikët maksimale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...