Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cikalleshi i pafat, i anulohet goli dhe humbet 11-m

Sokol Cikalleshi, falë formës së mirë që ka treguar në javët e fundit në kampionatin turk, ku dhe mundur ta gjejë tri herë rrugën e rrjetës në dy takimet e fundit, u shfaq sërish si titullarë në takimin mes Osmanlispor dhe Antaliaspor, q ëu mbyll 0-0. 27-vjeçari ishte një ndër më të mirët për skuadrën vendase, duke dhenë disa herë sinjale në portën e kundërshtarit, por fati nuk ishte më të. Në fillim ishte gjyqtari ai që i anuloi një gol të rregullt sulmuesit kuqezi, me pretendimin se topi u mor me dorë nga ana e tij. Në fakt, siç shihet edhe nga pamjet, vendimi ishte i padrejtë. Më pas në minutën e 55-të, Cikalleshi shpërdoroi një mundësi të artë. Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 77-të, u zëvendësua.  Sidoqoftë, përtej episodeve, forma e sulmuesit meriton notë pozitive. Në total në 15 takime të luajtura, Sokol Cikalleshi numëron 5 gola me fanellën e Osmanlisporit, duke zënë vendin e tretë si golashënuesi më i mirë në skuadër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...