Kombëtare

Cikalleshi: Jam në moment ngritjeje, golat “kuqezi” më japin kënaqësi

Ndonëse karriera me klube në Turqi nuk po i shkon ashtu siç duhet, kur vesh fanellën kuqezi të Kombëtares, Sokol Cikalleshi nuk zhgënjen asnjëherë dhe këtë e tregoi edhe me 3 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ku ndihmoi skuadrën të ngjitet në krye të grupit dhe të kalojë në Ligën B.

Sulmuesi 30-vjeçar nga Kavaja ishte në një lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku foli për formën aktuale, golat me fanellën kuqezi dhe objektivin për të arritur rekordin e Erjon Bogdanit.

Së fundi duket se jeni rikthyer në formë të mirë, pasi keni shënuar edhe tre gola me kombëtaren…
Ndihem mirë dhe shpresoj që ky moment të vazhdojë sa më gjatë. Futbolli ka ulje-ngritjet e veta dhe në këto momente unë jam në ngritje. Dje isha titullar, fituam ndeshjen dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Këto ndeshjet e fundit e kam ndihmuar Kombëtaren, por nuk është vetëm meritë e imja, pasi ka funksionuar i gjithë ekipi. Megjithatë të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Si ishte puna e dënimit për dy ndeshjet e muajit tetor?
Sa shumë flitet për këtë dënimin. Nuk duhet të merremi me gjërat që ndodhin brenda familjes, por të shijojmë momentin, pasi kemi bërë punë të mirë. Kemi bërë detyrën dhe duhet ta gëzojmë këtë fitim të vogël.

A besoni se mund ta thyeni rekordin e Bogdanit për golat me fanellën kuqezi?
Bogdani është akoma larg dhe duhet akoma shumë punë. Duhet ta nis me kavajasin tim, Altin Rrakllin njëherë, që e kam më pranë. Të përqendrohemi te kjo njëherë.

A e shihni veten pjesë të rëndësishme të Kombëtares, duke pasur parasysh edhe moshën tashmë 30-vjeçare?
Është thënë shpesh që Cikalleshit, Sadikut apo Balajt po u vjen fundi. Unë kam besim te vetja, që edhe për disa vite do të bëj maksimumin. Sulmi i Kombëtares nuk është pronë e askujt dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt, sidomos në futboll. Cikalleshin do e keni gjithmonë të hapur për çdo gjë, pasi unë nuk i shmangem asgjëje.

E kishit menduar më parë atë festim në golin ndaj Bjellorusisë?
Kam qenë afër limiteve për t’u dëmtuar, por nuk i mendoj më parë festimet. Më parë të shënoj, pastaj të festoj. Më ka ndihmuar zoti, pasi kam qenë në limite për të dëmtuar shtyllën kurrizore. Fusha kishte probleme dhe e kemi ndjerë këtë gjë, megjithatë falë zotit arritëm fitoren. Kemi bërë vetëm detyrën, pasi kemi ende gjëra për të përmirësuar.

Cilët janë golat që të kanë shijuar më shumë?
Golat e Kombëtares kanë kënaqësi krejt ndryshe. Të shënosh për ekipin Kombëtar, të jep një kënaqësi që nuk krahasohet me asnjë gol tjetër.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency