Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Cikalleshi: Keqardhje që nuk do jem ndaj Francës, shpresoj të shënoj sa Bogdani

Nuk do të jetë në fushë për dy ndeshjet e fundit eliminatore, për shkak të një dëmtimi, por Sokol Cikalleshi vendosi të vijë e të qëndrojë pranë shokëve të tij te Kombëtarja, ndërsa para ndeshjes me Andorrën gjeti kohën për një intervistë për emisionin “Kuqezi” në Supersport.

Si është klima në Kombëtare, pak minuta para fillimit të sfidës?
Atmosfera është shumë e mirë, por pres që do të jetë një ndeshej e vështirë, veçanërisht derisa të shënojmë golin e parë, pasi këto lloj ekipesh të hapin punë.

Keqardhja më e madhe besoj se është mungesa ndaj Francës?
Të them të drejtën një ndeshje si kjo me Francën, në stadiumin e ri, është diçka që nuk ndodh çdo ditë dhe do të doja shumë të isha në fushë, por të paktën jam pranë ekipit dhe uroj që të marrim rezultate pozitive.

A është rekordi i golave të Erjon Bogdanit me Kombëtaren, një prej objektivave tuaj?
Erjoni ka shënuar shumë më tepër se unë dhe jemi larg, por është shumë herët për të menduar për atë objektiv. Natyrisht që dua të shënoj shumë dhe punoj për ta arritur këtë, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Megjithatë do të isha i lumtur të shënoja edhe aq sa ka shënuar Bogdani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...