Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cikalleshi: Për kombëtaren githmonë maksimumin

Kjo e hënë duhet të ishte një prej ditëve më të lumtura për Sokol Cikalleshin, kontratë e re me një klub të ri, Osmpanlispor,  për më tepër me parametra të rëndësishëm financiar, por u kthye në një ditë të trishtueshme për sulmuesin shqiptar, pasi trajneri Christian Panucci vendosi të mos e marrë për ndeshjet e radhës  për shkak se lojtari nuk u paraqit në kohë në grumbullim. Vetë 27 vjecari në një intervistë telefonike për Sport News sqaroi opinionin publik për  situatën e krijuar me trajnerin e ri duke shprehur dhe keqardhjen për këtë vendim të marrë ndaj tij.

“Ishte një keqkuptim sepse unë doja të isha me kombëtaren. Më vjen keq që ndodhi kështu por e respektoj vendimin që ka marrë trajneri Panucc”

Osmanlispor pagoi 2 milion euro për kartonin e Cikalleshit, me futbollistin që firmosi një kontratë 3 vjecare, nga e cila do të përfitojë në total 2.5 milion euro në sezon. Një zgjedhje e ardhur për shkak të dëshirës për të qenë protagonist në cdo moment, pavarësisht se te Basaksehir trajneri I kishte garantuar vazhdimësi.

Te skuadra e re dëshira e sulmuesit kavajas është të japë maksimumin për të rikthyer Osmanlispor në Europë dhe pse nuk I pëlqen të bëjë premtime për numër golash.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...