Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cikalleshi tjetër sinjal Panuccit, gol në Kupën e Turqisë!(Video)

Kupa e Turqisë është habitati i preferuar i Sokol Cikalleshit. Sulmuesi shqiptar rezultoi edhe njëhere tjetër përcaktues në këtë kompeticion duke realizuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën Goztepe që erdhi sërish në Kupë. Cikalleshi u aktivizua titullar në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave mes Nazillispor dhe Goztepe. Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave. Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas i cili në këtë kompeticion e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Istanbul Basaksehir e Osmanlispor. Me këtë gol Cikalleshi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci se po kalon një formë shumë të mirë dhe meriton të grumbullohet sërish në ekipin përfaqësues.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...