Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Çiklizëm/ Mbyllet Turi i Shqipërisë, një britanik kampion në edicionin e 80-të

Ka përfunduar edicioni i 80-të i Turit të Shqipërisë në çiklizëm. Britaniku Maximilian Stedman u shpall kampion, teksa pas fitores në etapën e parë ruajti kreun gjatë të gjithë kohës.

Më i miri nga shqiptarët u rendit Mikel Demiri, i cili u rendit i katërti në klasifikimin e përgjithshëm, me 13 sekonda më shumë se Maximilian Stedman.

Polychronis Tzortz u shpall fituesi i etapës së pestë të Turit të Shqipërisë në çiklizëm. Çiklisti grek arriti që të kalonte i pari finishin këtë të premte, në etapën e 5-të Përmet-Fier, me një distancë preh 123 km.

Lexo edhe:

Çiklisti i skuadrës “Hellas National Team”, regjistroi kohën 2:42:55. Pas tij u rendit azeri, Samir Jabrayilov, i cili ishte vetëm 1 sekond pas tij.

Vendi i gjashtë shkoi për çiklistin e kombëtares së Shqipërisë, Ylber Sefën. I cili është dhe fituesi i edicionit të shkuar.

Në këtë etapë garuan 55 çiklistë nga 13 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Një organizim i suksesshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, që përmbylli edicionin e 80-të të turit të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...