Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Çiklizëm/ Turi i 80-të i Shqipërisë, 180 pjesëmarrës nga Europa zbarkojnë në rrugët e vendit tonë

Në dhjetë ditëshin e fundit muaji majit do të zhvillohet turi jubilar i Shqipërisë në çiklizëm, i 80-ti në historinë e tij, ku veç vlerës sportive historike ky tur ka edhe vlerën e tij sportive si pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare edhe për të gjithë pjesëmarrësit rreth 180 çiklistë nga Europa dhe Shqipëria do të mundohen të grumbullojnë pikë për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm Paris 2024.

“Stafi i Federatës ka bërë një punë të madhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik dhe mbështetjen që i ka dhënë Ministria dhe Bashkia e Tiranës. Ky është edicioni i 80-të dhe viti i kualifikueseve për lojërat Olimpike të vitit 2024 për në Patris. Neve luftojmë që të mbajmë një vend të cilin e kemi të siguruar me pikë deri më tani.”- tha Skënder Anxhaku, president i federatës shqiptare të çiklizmit.

Lexo edhe:

Pas startit nga Sheshi Italia ky tur do të zhvillohet për rreth 4 ditë me ata pa të ndryshme të cilat finishin do ta kenë në qytetin e Fierit.

“Kjo xhiro është rreth 900 km në total. kemi pasur kërkesa për afrime nga shumë vende të tjera të huaja, por duke ditur se kush janë rrugët tona dhe nuk është mundësia për të ftuar sa më shumë ekipe kemi arritur ta organizojmë këtë xhiro me rreth 16 skuadra.”- tha Skënder Anxhaku, president i federatës shqiptare të çiklizmit

Në tërësi këto 900 km janë në një terren fushor por nuk përjashtohen edhe etapat malore dhe pikërisht këtu vendoset trendi i fituesit në këto etapa.

“Terreni malor me përfundim të ngjitjes së Kërrabës. Aty do të duket se kush është më i përgatituri pavarësisht se marrin pjesë shumë ekipe të huaja dhe nuk e dimë formën e tyre, për këtë arsye na duhet të shohim dhe të kuptojmë se në çfarë gjendje janë.”– tha Abedin Guza, sekretar i gjyqtarisë

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Kosovë

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...