Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cilësohej “Messi i ri”, ish-talenti i Barcelonës tërhiqet në moshën 32-vjeçare

Cilësohej "Messi i ri", Bojan Krkic
Cilësohej "Messi i ri", Bojan Krkic

Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët në gozhdë. Futbollisti 32-vjeçar ka njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të enjtes, ku pritet të komunikojë zyrtarisht vendimin për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

I rritur te akademia e Barcelonës, Krkiç krahasohej me Lionel Messin, por karriera e tij nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive.

Pas dështimit për t’u shndërruar në titullar te Barcelona, sulmuesi kaloi në huazim në disa skuadra, si Milan, Roma, Stoke City, etj, por pa ia dalë të tregojë cilësitë e tij.

Lexo edhe:

  1. Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
  2. Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
  3. Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
  4. Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem

Aktualisht Krkic është pjesë e Vitsel Kobe në Japoni, por ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë dhe të mos kërkojë për skuadër tjetër.

Një karrierë mbyllur shumë shpejt për një futbollist ndaj të cilit pritshmëritë ishin që të arrinte nivelet e Lionel Messit, 7 herë fitues i Topit të Artë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...