Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Cilësohet si portieri i Botëroreve, 37-vjeçari transferohet në Serie A

Guillermo Ochoa rikthehet në futbollin europian. Portieri i famshëm meksikan, një ndër më të mirët në rolin e tij në Botëroret e fundit, do të vijojë karrierën në Serie A.

Sky Sport raporton se 37-vjeçari, të cilit i përfundon në fund të muajit kontrata me Club America, ekip ku mban shiritin e kapitenit, ka arritur akordin me drejtuesit e Salernitanës.

135 ndeshje dhe pesë pjesëmarrje në Kupa Bote numëron Ochoa me kombëtaren e Meksikës, ndërkohë që rikthehet pas 3 vitesh e gjysmë në Europë, aty ku më parë ka luajtur me skuadra si Ajaccio, Malaga, Granada dhe Standard Liege.

Portieri nga Guadalajara do të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit me opsionin e rinovimit me një tjetër vit. Ochoa do të zbarkojë në Salerno të enjten e 22 dhjetorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...