Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çinari: Do të ishte ëndërr të shënoja në derbi, titulli i mundur

Eraldo Çinari foli në lidhje të drejtpërdrejt me “Gol pas Goli” para derbit, ku tregoi ndjesitë dhe gjithçka ka përjetuar në këtë periudhë të vështirë. Sulmuesi shkodran beson shumë te titulli kampion, pavarësisht diferencës me Vllazninë.

Çfarë ndjesia është të kthehesh në fushë?

Kur mora lajme isha i emocionuar, nuk do t’ia uroja asnjë futbollisti të rrijë 6 muaj jashtë, është e dëmshme.

Sikur të shënoje në derbi?

Do të ishte ëndërr.

Si ndodhi e gjitha kjo?

Asnjë gjë nuk ka ndodhur, përderisa merkatoja iu hap edhe Partizanit, gjithçka ok. Janë gjëra me të cilat merren juristët dhe të them të drejtën nuk i di. Ika tek Alavesi e më pas tek Istria pasi një shkëmbimi “e-mail”-esh. Siç ndodh në Shqipëri, që gjithçka shkon mbrapsht, ndodhi dhe kjo.

Sa e rëndë është kostoja financiare?

Kam nja 6 muaj pa luajtur, do të thotë shumë. Të bësh vetëm stërvitje, të bie motivimi. Dua t’i falënderoj të gjithë nga presidenti, trajneri, çunat që më kanë mbështetur. Ka ardhur një vendim paraprak, por gjithsesi vendimi përfundimtar është për t’u dhënë.

Jeni gati për ta nxjerrë Partizanin kapion

Partizani ka kualitete, shumë lojtarë që dolën kampion para dy vitesh këtu janë. Pse të mos e pretendojmë, tri ndeshje 9 pikë, gjithçka është e mundur.

A do t’ju lejojë Krymi?

E kam uruar për fitoren dhe i kam thënë kujdes se kë ke përballë tani. Kam miqtë e mi në Shkodër, në brezin e të rinjve të paratërinjve kemi dalë kampion disa vite rresht. Duhet falënderuar edhe sponsori Xhaferri. Të kesh mbështetje është gjë e madhe.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...