Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Çinari drejt largimit nga Samsunspor, por do të mbetet në Turqi!

Erald Çinari la Partizanin me shumë bujë verën e shkuar duke u transferuar në Turqi te Samsunspor, skuadër e ligës së parë por që pretendon ngjitjen në elitën e futbollit turk. Megjithatë mungesa e hapësirave te klubi nga Samsuni ku shkodrani është një lojtar stoli teksa në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 9 takime dhe 3 prej tyre si titullar ndërsa ka luajtur në Kupë kompeticion në të cilin ka shënuar edhe golin e vetëm me fanellën e Samsunspor.

Sëfundmi emri i tij është përfolur edhe për një rikthim te Partizani, por sipas mediave turke Çinari me shumë gjasa do të mbetet në ligën e parë turke. Samsunspor kërkon ta largojë edhe për faktin se kërkon të lirojë vend për lojtarë të tjerë të huaj ndërkohë që e ardhmja e sulmuesit shkodran mund të jetë te Menemenspor, ekipi që vite më parë mori nga Laçi dy lojtarë Gentian Selmanin dhe David Domgjonin. Interes për Çinarin ka edhe nga Balkisehirspor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...