Kategoria Superiore

Çinari “skuq” derbin, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Pas 26 vitesh pritje, Partizani ia ka dalë të rikthehet te titulli kampion, festën për të cilin e ka nisur pikërisht në përfundim të derbit të kryeqytetit, ndaj Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, takim që përfundoi me triumfin 2-1 të të kuqve.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, “te kuqtë” hapën zyrtarisht shampanjën e titullit kampion, në një sezon ku kanë treguar nëj ecuri mjaft të mirë dhe konstante, teksa kanë qëndruar në krye për pjesën më të madhe të kampionatit.

Ky ishte titulli i 16 kampion për skuadrën e Partizanit, ndërsa vlen të theksohet se pas një rrugëtimi 9-vjeçar në Kukës dhe Korçë, titulli kampion rikthehet në kryeqytet.

Sa i përket sfidës së sotme, “të kuqtë” kaluan të parët në avantazh, me anë të sulmuesit shkodran Eraldo Çinari, i cili gjuajti nga distanca në mënyrë fantastike dhe la të shtangur portierin e Tiranës, Alesio Abibi.

Barazimi i bardhebluve erdhi vetëm 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, kur në portën e Alban Hoxhës shënoi numri 7 i Tiranës, Bedri Greca. Megjithatë në pjesën e dytë ishte sërish shkodrani Çinari, i cili mori një top të gjatë në hyrje të zonës së bardhebluve dhe shfrytëzoi maksimalisht një dalje aventureske të portierit Abibi, për të shënuar golin e dytë të Partizanit, duke “skuqur” sërish derbin.

Një sfidë spektakolare u zhvillua edhe në Gjirokastër, ku Luftëtari mposhti Kukësin me rezultatin 3-2 dhe hodhi një hap mjaft të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Gjirokastritët shënuan me Chanti që në minutën e 6’ të takimit, por verilindorët e nisën vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar me Reginaldo dhe Willian dhe duke përmbysur sfidën.

Megjithatë Luftëtari nuk mund të pajtohej me humbjen në shtëpi dhe shtoi presionin në gjysmëfushën e Kukësit, ndërsa në minutën e 74-t gjeti barazimin me anë të Dunga dhe vetëm 7 minuta më vonë, golin e fitores me anë të Rapos.

Braziliani i huazuar nga Kukësi, Roger bëri heroin te Kastrioti, pasi shënoi dy herë në portën e Flamurtarit dhe u dha krutanëve 3 pikët, falë triumfit me rezultatin 2-0. Me këtë rezultat, por edhe duke shtuar faktin që Tirana humbi 2-1 në derbin ndaj Partizanit, Kastrioti rihap bindshëm garën për mbijetesë, pasi tani ka vetëm dy pikë më pak se bardheblutë, teksa javën e ardhshme do të përballen me njëra-tjetrën në “Selman Stërmasi”.

Betejën për Europën, në Korçë, mes Skënderbeut dhe Teutës, e fituan durrsakët falë rezultatit 1-2, ndërsa me këtë 3 pikësh, të besuarit e Shkëmbit ngjiten në vendin e tretë me 51 pikë. Sidibe dhe Bushiç shënuan për durrsakët, ndërsa korçarët rihapën takimin në minutën e 85-të me anë të Krasniqit, por nuk ia dolën të marrin qoftë edhe një pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency