Modelja e njohur franceze Cindy Bruna ka festuar ditëlindjen e saj të 26 në një restorant të njohur në Paris, teksa në ceremoni nuk kanë munguar as yjet e klubit kryeqytetas PSG.
Bukuroshja franceze ka qenë e fejuar me mesfushorin Marco Verratti për disa kohë dhe edhe pse tani nuk janë më bashkë, vijojnë të ruajnë raporte të mira, ndaj në festë ishte mesfushori italian si dhe sulmuesi Kylian Mbappe.