Manchester City bëri detyrën në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, ku arriti të imponohet me rezultatin 0-2, duke reduktuar përkohësisht distancën nga kreu, në vetëm 5 pikë.
Skuadra e Pep Guardiolës dominoi takimin dhe arriti të kalojë në avantazh me anë të Gabriel Jesus në minutën e 39’, ndërsa vetëm dy minuta më vonë David Silva vulosi suksesin me golin e dytë.
Me këtë fitore Manchester City shkon në kuotën e 19 pikëve, 5 më pak se Liverpooli që i ka fituar të 8 takimet e para dhe kryeson me 24 pikë. “The reds” nesër do të luajnë në “Old Trafford” ndaj Manchester United, ndërsa “djajtë e kuq” do të kenë tifozë edhe “citizens” për këtë takim.