Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

City bën “skonto” për mbrojtësin, Barcelona i bashkohet garës

Joao Cancelo është jashtë planeve të trajnerit Pep Guardiola, ndërsa portugezi pritet të rikthehet në ishull sapo të mbyllet sezoni duke qenë se është në huazimin tek Bayern Munich. Bavarezët në fakt e kanë opsionin për ta bërë të tyrin për shifrën e 62 milionë paundëve, por nuk janë bindur prej anësorit të majtë.

Nga ana tjetër me Guardiolën që e ka skarcuar prej janarit, drejtuesit e Cityt kanë për detyrë t’i sigurojnë një tjetër klub. Dhe, për ta bërë më të lehtë transferimin, te The Citizens kanë vendosur të ulin pretendimet financiare për Cancelon.

Lexo edhe:

Ndryshe nga më parë kur për 29-vjeçarin pretendonin të paktën 63 milionë paund, tashmë e lënë të lirë edhe për një ofertë deri në 34 milionë paund. Pas kësaj zbritjeje, në garë për shërbimet e Cancelos është përfshirë edhe Barcelona.

Katalanasit janë “përshëndetur” me Jordi Albën dhe kanë nevojë për një lojtar që zotëron korsinë e majtë të fushës. Cancelo ka eksperiencën dhe teknikën e nevojshme për t’u përshtatur me skemat e trajnerit Xavi Hernandez, megjithatë mbetet për t’u parë pasi blaugranat duhet të mendojnë edhe për aspektin financiar të klubit që mbetet problematik.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...