Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

City blindon “heroin” e kampionatit, marrëveshja e re deri në 2026-ën

Tashmë është zyrtare. Stefan Ortega ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Manchester City deri në vitin 2026. Portieri gjerman do të vazhdojë të jetë në Premier League, aventurë e cila nisi në vitin 2022. Futbollisti i lindur në vitin 1992 është gardiani i dytë i portës së “qytetarëve” dhe ka respektuar gjithnjë hierarkinë në skuadrën e Pep Guardiolës.

Lexo edhe:

Tifozët e Manchester City u bën me zemër në ndeshjen e parafundit të sezonit që u mbyll në kampionatin anglez, ku Ortega shpëtoi skuadrën e tij dhe titullin kampion të “Sky Blues” në rastin e Heung Min Son shumë pak minuta nga fundi.

Madje, nga shumëkush pritja e Ortegas u krahasua me atë të Emiliano Martinez në finalen e botërorit, në rastin e Kolo Muani në sekondat e fundit. Me këtë rinovim, Man. City blindon deri diku portën, pasi synimi i madh është që të bindë portierin e parë të skuadrës, brazilianin Ederson, që të vazhdojë të qëndrojë në skuadër.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...