Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

City dhe Guardiola të “varur” nga Grealish, sulmuesi rikthehet vendimtar për The Citizens

Manchester City rihapi tërësisht garën për titullin e Premier League teksa mposhti në Emirates Stadium, Arsenalin duke fituar me rezultatin 1-3. The Citizens, barazuan me pikë në krye të klasifikimit topçinjtë që nga ana tjetër kanë edhe një ndeshje më pak në kalendar.

Një nga më të mirët e ndeshjes për të besuarit e trajnerit Pep Guardiola ishte Jack Grealish me sulmuesin që shënoi në minutën e 72-të. Një gol me peshë për skuadrën e Cityt duke qenë se në atë moment u rikthyen në avantazh dhe në fund realizuan edhe të tretin. Kështu, Grealish konfirmoi formën e mirë që po kalon së fundmi teksa sipas Opta, tashmë City është e varur nga loja e 27-vjeçarit.

Sipas Opta, Manchester City fiton në 82% të rasteve kur Grealish është në fushë duke koleksionuar 14 triumfe, 1 barazim dhe 2 humbje. Nga ana tjetër, në momentin që Grealish nuk është në fushë, City fiton vetëm në 33% ta rasteve duke koleksionuar 2, fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...