Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

City “fiton” një tjetër derbi me United, prenoton Frenkie de Jong

Manchester City parakalon United në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit të Ajaxit të Amsterdamit, Frenkie de Jong. Sipas mediave angleze, kryesuesit e Premier League-s, edhe pse janë nën hetim për thyerje të rregullave të “Fair Play-t Financiar”, nuk kanë ndërmend të tërhiqen, madje do të bëjnë maksimumin për të bërë të tyrin futbollistin holandez. Mësohet se verën e ardhshme de Jong do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës për 50 milionë paundë (afërsisht 65 milionë euro).

Një shumë e tillë vështirë të refuzohet nga Ajaksi, që e ka në filozofinë e tij prodhimin e talenteve dhe shitjen e tyre për një çmim të lartë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e klubit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...