Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City i Guardiolës disfatë me goleadë, Tottenhami lë 2 pikë “in extremis”

Çfarë shuplake për Pep Guardiolën në Premier League! Në javën e dytë të elitës së futbollit anglez, Manchester City, që drejtohet nga trajneri spanjoll, u mposht 2-5 në “Etihad Stadium” nga Leicester City.

Tregolësh i Jamie Vardit, dy finalizime të të cilit u shënuan me 11-metërsh, ndërsa dy golat e tjerë të “dhelprave” mbajnë firmat e Madisson dhe Tielemans (të dy me 11-m). Nuk u vlejti për asgjë Citizen goli i realizuar nga Mahrez, një ish i Leicesterit, që në minutën 5-të, dhe finalizimi me kokë i Ake në minutën e 83-të. Interesant fakti që 4 nga 5 golat e Leicesterit u shënuan me penallti.

5 gola në vetëm 3 ndeshjet e para për Jamie Vardy-n, që edhe në sfidën hapëse në Premier League ndaj West Brom, realizoi dy herë nga pika e bardhë e penllatisë (0-3).

Zhgënjim edhe për Tottenhamin e Jose Mourinhos, që humbi 2 pikë “in extremis” në takimin e shtëpisë ndaj Newcastle. Spurs-ave nuk u mjaftoi goli i Lucas Mouras, i asistuar nga Harry Kane, në minutën e 25-të, pasi në minutën e 7-të shtesë miqtë fituan një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Wilson, për rezultatin final 1-1.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...