Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City identifikon pasuesin e Fernandinho-s dhe Gundogan, udhëheqin garën për mesfushorin e kombëtares

Kur janë edhe 90-minuta larg kurorëzimit kampionë të Premier League (gjithnjë nëse mundin Aston Villa-n në shtëpi), Manchester City ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Pas nënshkrimit me një bomber si Erling Haaland, fokusi i trajnerit Pep Guardiola tashmë kalon në repartin e mesfushës.

Në sezonin e ardhshëm, City nuk do të ketë në përbërje Gundogan dhe Fernandinho, ndaj anglezëve iu duhet të paktën një zëvendësues. Pas disa sondazheve për Frenkie Do Jong, drejtuesit kanë “hedhur sytë” nga Klavin Phillips i Leeds United. Mesfushori i kombëtares së Anglisë është i shumëkërkuar në merkato (United më së shumti insiston për shërbimet e 26-vjeçarit) megjithatë, City ka treguar se di të mposhtë konkurrentët ndërsa nga ana tjetër, Phillips kërkon një klub që t’i garantojë trofe.

Sipas shtypit britanik, drejtori i Manchester City, Txiki Begiristain është dorëzuar për nënshkrimin e Declan Rice dhe alternative më e vlefshme duket të jetë ajo e Phillips. Ndërkaq, kontrata e mesfushorit me Leeds është e vlefshme edhe për dy vite të tjera, por me klubin që rrezikon rënien nga Premier League, nuk do të jetë një problem marrëveshja për futbollistin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...