Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City-Liverpool, supersfidë pa goleadorin kryesor

Lajmet nuk janë aspak të mira për Pep Guardiolën në prag të Manchester City-Liverpool. Dueli i zjarrtë do të zhvillohet të shtunën e 1 prillit në “Etihad Stadium” dhe do të transmetohet live në SuperSport.

Dy ditë përpara duelit të rëndësishëm, Erling Haaland nuk është stërvitur. 22-vjeçari pësoi një dëmtim në ijë në grumbullim me kombëtaren e Norvegjisë dhe për këtë arsye nuk luajti përballë Gjeorgjisë dhe Spanjës.

Goleadori, pasi kreu vizitat mjekësorë në Barcelonë, është rikthyer në klub për të vazhduar rikuperimin. Dëmtimi nuk duket shumë serioz për norvegjezin, por mungesa e tij në stërvitje tregon shumë.

Lexo edhe:

Te City nuk duan të rrezikojnë me rikuperimin e tij, kështu që vështirë të luajë ndaj The Reds. Kampionëve në fuqi të Anglisë u duhet me patjetër fitorja për të luftuar deri në fund me Arsenalin për titullin kampion.

“Topçinjtë” kanë zhvilluar një ndeshje më shumë dhe udhëheqin kampionatin me tetë pikë më shumë se Man City i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...