Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City merr kreun me goleadë, Chelsean ‘mbytet nga i mbyturi’

Manchester City ka mposhtur Stoken me rezultatin e thellë 7-2 dhe është shkëputur e vetme në krye të tabelës së klasifikimit. Takimi i sotëm është kthyer në një ndeshje stërvitore për skuadrën e Guardiolës, në prag të përballjes me italianët e Napolit, në Champions League.

Pjesa e parë ka përfunduar 3-1 për vendasit, të cilët kanë shënuar edhe 4 herë të tjera në të dytën. Autorët e golave për skuadrën e Guardiolës ishin, Gabriel Jesus (2), David Silva, Sterling, Fernandinho, Sane dhe Bernardo Silva.

Chelsea ka pësuar një humbje të papritur, 2-1, ndaj Crystal Palace, skuadrës me ecurinë më të dobët, që deri para këtij takimi nuk kishte marrë asnjë pikë dhe nuk kishte shënuar asnjë gol. Kjo është humbja e dytë radhazi për kampionët në fuqi, të cilët tani kanë përfunduar në një krizë rezultatesh, me vetëm 13 pikë në 8 takimet e para.

Tottenham i Pochetinos mori një fitore minimale 1-0, ndaj Bournemouth, në ndeshjen që vendosi rekordin e shikueshmërisë në stadium, me mbi 80 mijë tifozë të pranishëm. Pas 8 javëve të para, Premier League kryesohet nga Manchester City me 22 pikë, e ndjekur nga United me 20 dhe Tottenham me 17.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...