Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

M.City mposht Evertonin dhe kap sërish kreun!

Manchester City nuk gabon dy herë rradhazi. Skuadra e Pep Guardiolës ka reaguar menjëherë pas disfatës ndaj Chelsea-it, duke mposhtur me shifrat 3-1 Evertonin në sfidën që hapi javën e 17-të të Premier League. Një sukses që e ngjiti City-in përkohësisht në krye të Premier League në kuotën e 44 pikëve, dy më shumë se Liverpooli që luan të dielën supersfidën ndaj Manchester United. Pas një nisjeje më të mirë të Evertonit që iu afrua golit në dy raste sidomos me Richarlison, City arriti të ndëshkonte skuadrën e portugezit Marco Silva me golin e Gabriel Jesus. Në minutën e 22-të sulmuesi brazilian përfitoi nga gafa e dyfishtë e Yerri Mina që largoi keq topin dhe më pas e mbajti në lojë Gabriel Jesus që i asistuar nga Sane, mposhti Pickford. Në fillimin e pjesës së dytë Citiziens dyfishuan shifrat me të njëjtin lojtar me Jesus që i shërbyer sërish nga Sane nuk i dha asnjë shans portierit të Evertonit. Miqtë u rikthyen në ndeshje në minutën e 65-të me golin e Calvert-Lewin por shpresat e Evertonit zgjatën shumë pak sepse 4 minuta më pas Sterling i ardhur në fushë nga stoli u harrua në qëndër të zonës nga Zouma dhe me një goditje të thjeshtë me kokë mposhti Pickford për të vulosur suksesin e Manchester City-it.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...