Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City shet Sterling te rivalët, Guardiola urdhëron ardhjen e talentit argjentinas

Man City do të rikthejë në ekip sulmuesin e lënë në huazim te ekipi i Rivel Plate. Julian Alvarez do t’i bashkohet skuadrës së parë për përgatitjet që nisin së shpejti dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve të fundit se lojtari do të vazhdonte në formë huazimi edhe për një vit.

Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Alvarez do të udhëtojë për në Manchester me datë tetë korrik për të filluar kapitullin e ri si lojtari i City. Sipas burimeve, klubi do të shesë Raheem Sterling (Chelsea) dhe sulmuesi 22 vjeçar do të zëvendësojë anglezin në “Etihad Stadium”.

Në janarin e vitit 2022, kampionët e Anglisë e blenë kartonin e argjentinasit për shumën e 14 milionë eurove, por e lanë atë përsëri në huazimit te ekipi i River Platit. Dëshira e skuadrës argjentinase për ta mbajtur edhe një vit në ekip sulmuesin nuk është plotësuar, pasi Pep Guardiola është i bindur për aftësitë e tij në ofesivë.

Julian Alvarez është bërë pjesë edhe e përfaqësueses Argjentinase pas paraqitjeve fantastike të zhvilluara me ekipin e River Plate. Sulmuesi ka qenë pjesë e Ligës profesioniste që prej vitit 2018 dhe në katër sezone në Argjentinë, 22 vjeçari ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar 21 gola.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...