Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

City shtang rivalët, gati ta kthejë Haaland në lojtarin më të paguar në histori

Disa klube të mëdha po garojnë fort për shërbimet e Erling Haaland. Norvegjezi është një garanci golash, në La Liga e duan Real Madrid dhe Barcelona, PSG e sheh si zëvendësuesin e Mbappe, teksa edhe Pep Guardiola kërkon ta ketë pjesë të ekipit të tij.

Manchester City po përgatit një ofertë tunduese për 21-vjeçarin e Borussia Dortmund. Në Angli shkruajnë se sulmuesin nordik e pret një pagë prej 600 mijë eurosh në javë!

Ndryshe rreth 30 milionë euro në sezon, çka do e kthente Haaland në futbollistin më të paguar në historinë e Premier League. Një ofertë që tundon jo pak lojtarin potent, një ndër më të mirët në rolin e tij.

Klauzola e shitjes së Erling Haaland për shumën e 75 milionë eurove duhet të aktivizohet përpara datës 30 prill. Manchester City do të duhet të dorëzojë një deklaratë të vërtetuar se 75 milionë euro do të transferohen në arkat e Dortmundit.

Në të njëjtën kohë, Haaland do të duhet të bëjë të ditur me një deklaratë me shkrim se dëshiron të aktivizojë klauzolën e shitjes së tij.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...