Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City triumfon me vuajtje ndaj Brighton, Newcastle nuk fal ndaj Crystal Palace

Manchester City rikthehet te fitorja dhe e bën këtë me suksesin minimal 1-0 ndaj Brightonit, në një sfidë që ashtu siç pritej, rezultoi jo pak e komplikuar për djemtë e Guardiolës.

Julian Alvarez në minutën e 7’ dhe Erling Haaland në të 19-ën shënuan dy gola të shpejtë për ‘citizens’, pro vetëm kaq, pasi Brighton hyri shpejt në ndeshje dhe mbylli hapësirat për kundërshtarin, teksa shpesh dilte rrezikshëm në sulm.

Goli i Alvarez:

Goli i Haaland:

Ishte talenti spanjoll Ansu Fati ai që rihapi takimin me një gol të shënuar në minutën e 73-të, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Manchester City u ngjit në krye të renditjes, ku do të qëndrojë të paktën përkohësisht, në pritje që edhe Arsenali e Tottenhami të luajnë ndeshjet e tyre.

Goli i Ansu Fati:

Lexo edhe:

Është rikthyer te fitorja edhe Newcastle, që ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Crystal Palace në “St. James Park”. Murphy, Gordon, Longstaff dhe Callum Willson shënuan për “qymyrxhinjtë”, të cilët me triumfin e sotëm ngjiten në vendin e pestë me 16 pikë.

Në sfidat e tjera, Brentfordi i Strakoshës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Burnley, Wolves fitoi 1-2 në transfertën ndaj Bournemouth, ndërsa Nottingham Forest dhe Luton ndanë nga një pikë falë barazimit 2-2.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...