Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City zyrtarisht kampion, ‘shampanjën’ e hap United

Manchester City siguron në mënyrë të papritur titullin e 5-të në kampionatin anglez, ndonëse nuk ishte fare në fushën e lojës. Praktikisht titulli në Premier League vetëm sa u shty për një javë, sepse pas përmbysjes së madhe në ‘Etihad Stadium’, në derbi, Manchester United i dhuroi trofeun e dytë sezonal ekipit të Guardiolës, pas humbjes së pësuar në shtëpi, 0-1 me skuadrën e vendit të fundit West Bromwich Albion.

Pas fitores 3-1 në ‘Wembley’ të shtunën në mbrëmje ndaj Tottenham Hotspur, mendohej nga të gjithë se çështja e titullit do të mbyllej përfundimisht të dielën e ardhshme, në shtëpi ndaj klubit uellsian Swansea City.

Megjithatë klubi nga West Midlands me një kujdestar në timon, si xhamajkanin Darren Moore, që zëvendësoi vetëm dy javë më parë trajnerin Alan Pardew, shtangu “djajtë e kuq” brenda në Old Trafford, në takimin përmbyllës të javës, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Jay Rodriguez, 17 minuta para përfundimit, gol që mban ende të gjalla shpresat e “Albions” për të bërë mrekullinë dhe evituar rrëzimin në Championship.

Njëkohësisht rezultat që në krahun tjetër i jep gjithashtu “City-t” të Guardiolës titullin pesë javë para mbylljes së sezonit, një situatë vërtet e pamenduar nga askush, deri në atë pikë sa edhe vetë trajneri katalanas nuk e ndoqi fare takimin, por preferoi që të luajë golf me miqtë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...