Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

CL/ Abraham shpëton Romën: Edhe Feyenoord, Slavia dhe PAOK në çerekfinale (VIDEO)

Roma, Slavia Prague, Feyenoord dhe PAOK janë katër skuadrat e radhës që u kualifikuan në çerekfinalet e Conference League, duke iu bashkuar Leicester City, Marseille, PSV dhe Bodo/Glimt.

Roma vuajti kundër Vitesses, edhe pse kishte fituar 1-0 takimin e parë të luajtur në Holandë. Ekipi holandez dominoi verdhekuqtë e Jose Mourinhos dhe kaloi në avantazh pas një ore falë një perle të gjermanit Maximilian Wittek.

Vendasit, me të cilët Marash Kumbulla u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, nuk u pajtuan me rezultatin dhe Tammy Abraham evitoi shtesat në minutën e parë shtesë, duke dërguar topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Karsdorp.

Feyenoord mposhti sërish Partizanin e Beogradit. Pas fitores 2-5 në Serbi, ekipi nga Roterdami triumfoi 3-1 edhe në shtëpi, duke u kualifikuar në tetë më të mirat e turneut.

Slavia Prague e mbylli me nëntë lojtarë takimin e humbur 4-3 në Austri përballë LASK. Gjithsesi, skuadra çeke u kualifikua falë fitores 4-1 në fushën e vet. Peter Olayinka realizoi golin e parë për Slavian në takimin e sotëm.

Feston edhe PAOK-u. Skuadra nga Selaniku fitoi 1-2 në Belgjikë kundër Gent, dhe avancoi më tej falë rezultatit të përgjithshëm 3-1. Enea Mihaj u fut në fushë në mesin mes pjesëve për ekipin grek. Finalja e këtij turneu do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...