Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Clarke: Duka një kandidat i madh, ka bërë mirë në futbollin shqiptar!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka mer një tjetër mbështetje të fuqishme në garën e tij për një vend në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Numri një i Federatës Angleze të Futbollit Greg Clarke ka shprehur haptazi përkrahjen ndaj zotit Duka, në vizitën e tij të shkurtër në kryeqytet. Pasi u njoh me investimet e bëra duke vizituar punimet në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në stadiumin arena e kombëtares, timonieri i federatës së vendit që shpiku futbollin doli haptazi në mbështetje të Armando Dukës për një vend në qeverinë e UEFA-s.

Greg Clarke

“Dua të mbështes presidentin tuaj sepse ka bërë një punë të mirë për futbollin shqiptar. Gjatë viteve të tij në krye të federatës ka investuar shumë në infrastrukturë. Kam ardhur këtu për ta takuar, folur dhe mësuar prej tij. Ne në Angli vetëm mësojmë dhe e mira e futbollit anglez është përulësia, kudo që shkoj vetëm mësoj. Presidenti juaj ka shumë ekpseriencë dhe vetëm kam mësuar prej tij. Ne e mbështesim atë në garën për në komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka një reputacion të mirë në futboll, ka bërë shumë punë dhe është i respektuar në Europë. Është një kandidat i madh”.

Armand Duka

“Për herë të parë një president i federatës angleze të futbollit viziton Shqipërinë jo në një ndeshje futbolli por për të parë realitetin shqiptar. Kjo na shërben duke shkëmbyer idetë personale. Jam i kënaqur dhe duhet të jemi të repsektuar që kemi mbështetjen e vendit ku lindi futbolli”.

Më 7 shkurt të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për komitetin ekzekutiv të UEFA-s, dhe ky është kandidimi i dytë i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në prillin e 2017-ës numri një i qeverisë sonë të futbollit mori 25 vota, teksa shpresat janë të mëdha që kësaj radhe të mposhtë konkurencën e madhe për të siguruar vendin në institucionet që drejtojnë futbollin në kontinent.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...