Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Claudio Ranieri thotë mjaft, largohet nga Cagliari dhe futbolli

Claudio Ranieri ka vendosur largohet nga Cagliari dhe futbolli. Në moshën pothuajse 73-vjeçare, trajneri veteran italian mendon se ka ardhur koha për të thënë mjaft. Një vendim i marrë në fund të një sezoni intensiv, i mbyllur me sigurimin e mbijetesës, kur vetëm një vit më parë kishte arritur ngjitjen në Serinë A.

“Kam vendosur që Cagliari të jetë skuadra e fundit që do të stërvit”, tha ai gushtin e kaluar dhe ai ishte i vërtetë në fjalën e tij.

“Kam mbetur edhe një vit në kontratën time, por tani më duhet të pushoj dhe pastaj do të shohim. Entuziazmi është ai i ditës së parë dhe është motivimi im”. Këto ishin fjalët e Ranierit pas fitores vendimtare të së dielës së kaluar ndaj Sassuolos.

Lexo edhe:

Pas dy ditësh reflektim, u mor një vendim i cili në moshën 72 vjeç e gjysmë është më se i kuptueshëm. Kështu, largohet nga futbolli një personazh që debutoi në këtë profesion në qytetin e tij, Romë, 51 vjet më parë, dhe që kishte veshur fanellat e Catanzaros, Catanias dhe Palermos. Megjithatë, ai dha maksimumin si trajner. Ka drejtuar skuadra të ndryshme në shumë vende, kryesisht në Itali, por kryevepra e tij si trajner është pa dyshim fitimi i Premier League-s me Leicester City-n në vitin 2016. Një karrierë e jashtëzakonshme që meriton një përkulje respekti nga i gjithë futbolli botëror.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...