Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Cleveland, “plas” bomba Kyrie Irving

Ai është një nga talentet më premtues dhe nga një basketbollistët më të mirë që luan aktualisht në Nba. Prandaj te Clevelandi duke filluar që nga drejtuesit e deri tek tifozët, askush nuk e imagjinon dot skuadrën pa Kyrie Irving në përbërje. Kërkesa e 25-vjecarit të lindur në Melbourne për tu larguar nga Cavaliers ka bërë menjëherë xhiron e botës, madje në Ohio tashmë flitet vetëm për cështjen Irving, do të qëndrojë apo do të largohet ai nga nënkampionët e Nba.  Pak lojtarë kanë kurajon për të kërkuar largimin, me këto fjalë ish menaxheri i përgjithshëm i Cleveland-it David Griffin tashmë në rolin e analistit ka vlerësuar zgjedhjen që ka bërë Irving, i cili është paraqitur në zyrat e pronarit Dan Gilbert për të sqaruar pozicionin e tij në skuadër, duke i kërkuar atij ta lejojë të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër skuadër. Nëse Irving largohet Cleveland do ta ketë të vështirë të luftojë sërish për të fituar titullin kampion në Nba, sepse e ashtuquajtura Big Three, që tashmë përbëhet nga Lebron James-Kyrie Iriving dhe Kevin Love, do të humbiste një nga shtyllat e saj më të rëndësishme. Dëshira e Irving për ti dhënë lamutumirën skuadrës me të cilën fitoi titullin kampion në vitin 2016 ka të bëjë edhe faktin, se 25-vjecari është i sigurtë për potencialin e madh që zotëron dhe nuk kërkon të jetë gjatë gjithë kohës nën hijen e Lebron James.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...