Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Clippers marrin kryesimin në Perëndim, Raptors të pandalshëm në Lindje

Los Angeles Clippers rimorën kryesimin e Konferencës së Perëndimit pas fitores 100-104 ndaj Portland Trail Blazer. Në “Moda Center” u zhvillua një ndeshje plot rivalitet, madje në periodën e dytë Blazers, falë lojës së mirë të Damian Lillard, që e mbylli përballjen me 30 pikë, kryesuan me +14 pikë, por kalifornianët gjetën forca për të reaguar, duke marrë kryesimin në mesin e periodës së tretë. Pak para se të binte sirena për përfundimin e ndeshjes rezultati u barazua 100-100, por Clippers e ruajtën qetësinë duke shënuar 4 pikë, dy të fundit nga gjuajtjet e lira. Për miqtë spikati me “double-double” Harris, duke e mbyllur takimin me 34 pikë e 11 topa poshtë koshit.

Vijojnë serinë e fitoreve Toronto Raptors, që iu imponuan 125-115 Miami Heat. Plot 35 pikë, 6 asiste dhe 5 topa të kontrolluar ishin statistikat e Dwayne Wade, i cili rezultoi më i miri mbi parket, por që nuk i bënë punë Miamit për të shmangur humbjen. Në anën tjetër spikati me 29 pikë dhe 10 rebound Kawhi Leaonard, ndërsa basketbollisti nga Kameruni Siakam shtoi 19 pikë të tjera për Raptors.

Jimmy Butler dhe Joel Embiid morën për dore Philadelpia 76ers në suksesin 125-127 në parketin e Brooklyn Nets, duke realizuar respektivisht 34 dhe 32 pikë, të mjaftueshme për të zhvlerësuar 38 pikët e D’Angelo Russell dhe 31 të Dinwiddie.  Për Nets kjo ishte humbja e tretë radhazi, që përkthehet më renditjen poshtë zonës play off.

Humbje e papritur e Memphis Grizzlies 98-103 me New York Nicks. Marc Gasol dhe Mike Conley bënë detyrën, duke shënuar respektivisht 27 dhe 23 pikë, por u ndihmuan pak nga pjesa tjetër e skuadrës. Tim Hardaway Jr., me 22 pikë në total, rezultoi pika e referimit për Nicks, që morën suksesin e tretë radhazi, pas një starti të dobët të sezonit.

Në dy takimet e tjera Atlanta Hawks fituan me shumë vështirësi 123-123 ndaj Charlotte Hornets, ndërsa Sacramento Kings u dorëzuan pa kushte 112-133 nga Utah Jazz.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...