Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Çlirim tek Argjentina, Messi stërvitet me grupin, gati për ndeshjen e parë

Kombëtarja e Argjentinës po bën përgatitjet e fundit për debutimin kundër Arabisë Saudite, të martën e ardhshme. Pas dy ditët e fundit kishte zhvilluar stërvitje të diferencuar, Lionel Messi iu bashkua pjesës tjetër të grupit të Argjentinës në fushën e Universitetit të Katarit, këtë të diel, dhe i kreu të plota ushtrimet nën komandën e trajnerit Lionel Scalonit.

Siç u zbulua nga një burim nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) për agjencinë e lajmeve Associated Press, Messi u ruajt nga seancat e mëparshme stërvitore për shkak të mbingarkesës së muskujve. Për këtë arsye, ai kishte kryer vetëm seanca të veçanta të punës fizike me Luis Garcían, një fizioterapist i ekipit kombëtar bardheklatër.

Në Katar, Messi merr pjesë në një Kupë Bote për herë të pestë në karrierën e tij. Do t’i duhet të aktivizohet në tri takime për të thyer rekordin e ndeshjeve në Botëror të Mascheranos (20) dhe legjendës Maradona (21).

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...