Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çlirohen te Milani, vendoset kush do e paguajë borxhin e Leaos

Gazeta prestigjioze portugeze, Record raporton një lajm të bujshëm mbi Rafael Leao. Francezët e Lille do të marrin përsipër shlyerjen e plotë të borxhit që sulmuesi i detyrohet Sportingut të Lisbonës, pas përfundimit të njëanshëm të kontratës në vitin 2018.

Në total, francezët do të derdhin në arkat e portugezëve 20.3 milionë euro. Lille e transferoi Leaon në verën e vitit 2018, ku lojtari zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën. Në këtë rast ai shfrytëzoi një agresion që një grup tifozësh i bëri ekipit dhe u largua drejt kampionatit francez me parametra zero.

Gjykatat në Portugali i dhanë të drejtë klubit. Por FIFA vendosi në favor të lojtarit deri në çastin kur gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ktheu vendimin e FIFA-s dhe doli në krah të Sportingut.

Lexo edhe: 

Më pas Lille e shiti Leaon te Milani për 30 milionë euro. 23-vjeçari po shkëlqen te kuqezinjtë dhe në sezonin e kaluar ku Milani fitoi Serinë A, ai u shpall lojtari më i mirë në kampionatin italian.

Leao është në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës së tij, që i skadon në verën e vitit 2024. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë t’i rinovojnë kontratën, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Një nga arsyet kryesore është edhe borxhi që Leao i detyrohet Sportingut. Në rast se Lille do të marrë përsipër të gjithë shumën rinovimi i Leaos me Milanin mund të jetë më pranë se kurrë.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...