Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Club Brugge nuk heq dorë nga Muriqi, Lazio ofendohet nga propozimi belg

Club Brugge ka bërë një tjetër tentativë për Vedat Muriqin. Kampionët e Belgjikës arritën akordin me Lazion dhe pranuan të pagonin 11 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, por marrëveshja u prish pasi 28-vjeçari nga Prizreni nuk kaloi me sukses testet mjekësore.

Kështu pretendojnë te Brugge, ndërkohë që një gjë e tillë zemëroi klubin italian. Te Lazio zgjodhën t’i kryenin sërish testet e Muriqit, që treguan se lojtari shtatlartë nuk ka asnjë problem fizik dhe ndodhet në gjendje të shkëlqyer fizike.

Drejtuesit e Lazios kërcënuan belgët me padi në FIFA, ndërkohë që Corriere dello Sport thekson se Brugge ka bërë një tentativë të fundit në lidhje me lojtarin dardan.

Kampionët e Belgjikës kanë formuluar së fundmi një ofertë të re për Lotiton, këtë herë në bazë të një huazimi me opsion blerje, propozim që u hodh menjëherë poshtë nga bardhekaltrit, që preferojnë shitjen e plotë të sulmuesit.

Deri më sot, skuadra në avantazh për shërbimet e Muriqit mbetet Mallorca, por oferta prej 7.5 milionë eurosh + 1.5 të tjera në formë bonusesh nuk konsiderohet e mjaftueshme në kryeqytetin italian.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...