Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Çmenden” arabët, ofertë stratosferike për Lionel Messin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit botëror në 15 vitet e fundit, duke ofruar një rivalitet spektakolar dhe ndarë tifozët në dysh, kur ngrihet pyetja kush është më i miri.

Megjithatë mosha nuk i lejoi që të vazhdojnë pafund këtë dominim dhe pas Cristiano Ronaldos, edhe Lionel Messi po bëhet gati të largohet nga futbolli europian.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint Germain skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Messi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm.

Lexo edhe:

  1. Humbi qetësinë ndaj Berardit, pezullim dhe gjobë për Kumbullën
  2. “Më vjen turp, ky është momenti më i keq i futbollit spanjoll”
  3. Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para, nuk ka surpriza
  4. Një spanjoll pasuesi i Contes, do të bindë Kane të rinovojë

Skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë “Pleshtit” një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar një kohësisht që të vazhdojë ende duelin me Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Messi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon, atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...