Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çmendet babai i Scamaccas, shkakton panik në Trigoria

Momente frike të hënën, në Trigoria, kur babai i sulmuesit të Genoas, Gianluca Scamacca, hyri në qendrën sportive të verdhekuqve, duke kërcënuar levë të pranishmit dhe dëmtuar disa makina të parkuara. Emiliano Scamacca përfitoi nga lënia hapur e dyerve në hyrjen e kompelskit, duke trembur edhe futbollistët e sektorit të të rinjve, që po stërviteshin në fusha të ndryshme të qendrës sportive Fulvio Bernardini. Në një kohë të shkurtër ai u ndalua menjëherë, së pari nga punonjësit e sigurisë së klubit të Romës dhe më pas nga policia, që e arrestoi. Arsyet e gjestit të çmendur janë ende të panjohura.

Babai i Scamaccas kishte veshur një xhup me logon e Sassuolos. Midis makinave të shkatërruara ishte edhe ajo e drejtorit të përgjithshëm të Romës, Tiago Pinto. Djali, në pronësi të klubit të Sassuolos dhe i huazuar te Genoa, është rritur në sektorin e të rinjve të Romës, ku u aktivizua nga viti 2012 deri në në 2015.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...