Premier League

“Çmendet” De Bruyne, “poker” golash “ujqërve”, City më pranë titullit

Manchester City kalon pengesën e radhës dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion, që do të ishte i teti në histori. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 1-5 në transfertë përballë Wolves, ku Kevin De Bruyne shpërtheu si kurrë me parë me “poker” golash, duke shënuar të gjithë golat e skuadrës së tij.

Tashmë Citizens ngjiten në kuotën e 89 pikëve, tri më shumë se Liverpooli, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar dy takimet e fundit të Premier Leagues.

Mesfushori belg e zhbllokoi takimin që në minutën e shtatë, të dytin e realizoi në të 16-tën, vetëm pesë minuta pasi kishte barazuar Dendoncker, ndërsa të tretin personal, që i dha të drejtën për të marrë topin e ndeshjes në shtëpi, e gjeti në të 24-tën.

Kjo ishte tripleta e tretë më e shpejtë në histori, teksa festën e këtij goli, fantazisti belg ia dedikoi blerjes së madhe të City-t, Erling Haaland (festoi si norvegjezi).

Por De Bruyne nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. 30-vjeçari tundi sërish rrjetën në minutën e 60-të, për të vulosur rezultatin në 4-1, ndërsa në të 85-ën ishte Raheem Sterling që shënoi edhe golin e pestë për “citizens”, duke vulosur goleadën për të besuarit e Guardiolës.

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency