Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Çmendet Mourinho, Man.United ofron 300 mln euro për Neymar

PSG's Neymar applauds with supporters after the French League One soccer match between PSG and Toulouse at the Parc des Princes stadium in Paris, France, Sunday, Aug. 20, 2017. (AP Photo/Kamil Zihnioglu)

Merkato po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një luftë multimilionere dhe në qëndër të gjtihçkaje ka përfunduar edhe një herë Neymar.Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit mund të thyej rekordin e tij personal. E përditshmja spanjolle “Diario Gol” raporton se Jose Mourinho ka bindur drejtuesit e Manchester United të dërgojnë një ofertë marramëndëse në zyrat e PSG, bëhet fjalë për 300 milionë euro.

Në negociata klubi britanik është gati të përfshijë edhe kartonin e  Paul Pogbas vetëm e vetëm për të bindur parizenët t’i dorëzojnë kartonin e yllit brazilian. Ndërkohë paga vjetore që do t’i ofrohet 26 vjeçarit është 35 milion euro në sezon.

Spekulimet për të ardhmen e Neymar në Francë nisën të dilnin në skenë që pas eliminimit të PSG në 1/8-at e Ligës së Kampionëve për meritë të Realit. Objektivi kryesor i klubit dhe vetë sulmuesit u zvanit menjëherë. Megjithëse në fushë ish lojtari I Barcelonës ka shfaqur të githa cilësitë që disponon, jashtë fushe nuk kanë munguar problemet sidomos me sulmuesin tjetër Edinson Cavanin.

Reali i Madridit ishte një nga hipotezat më të mundshme, por nëse oferta e Manchester United konkretizohet atëherë e ardhmja e “O Ney” ka shumë gjasa të jetë në Premier League nën urdhërat e “The Special One”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...