Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çmenduri franceze, 53 orë me autobuz për të ndjekur “gjelat” në Rusi

Dëshira për të ndjekur ekipin përfaqësues të vendit të tyre është aq e madhe saqë çmenduria e francezëve nuk njeh limite. 23 tifozë të grupimit “Francezët e Parezistueshëm”, udhëtuan 23 orë me autobuz për të mbrritur në Rusi. Nisja u bë nga Lioni pas miqësores që Franca zhvilloi kundër SHBA për të kaluar për mes Gjermanisë, Polonisë, Lituanisë, Letonisë për të mbërritur në Rusi në mëngjesin e së martës.Lodhja duket se nuk ndikoi aspak tek ata, pasi menjëherë shkuan në qendrën stërvitore të Francës ku u pritën nga Deschamps dhe disa prej lojtarëve të përfaqësueses franceze, të cilët mbeten të mahnitur nga kjo iniciativë e ndërmarrë prej tyre.Në orët në vazhdim anëtarët e grupimit “Francezët e Parezistueshëm” do të zhvillojnë edhe një ndeshje futbolli me tifozët australianë për t’i paraprirë sfidës të së shtunës që Franca do të luajë pikërisht me Australinë sfidë të cilën ata do ta ndjekin falë biletave të dhuruara nga Federata Franceze e Futbollit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...