Në vetëm 16 ndeshje në krye të Sevilla, Jose Luis Mendilibar bëri gjithçka. 62-vjeçari shpëtoi një sezon plot oshilacione. Jo vetëm kaq pasi arriti edhe objektivat maksimal të vendosur nga klubi.
Për herë të shtatë andaluzianët fituan trofeun e Europa League, duke triumfuar në të gjithë finalet e luajtura. Ky sukses ishte tepër i veçantë pasi erdhi kundër skuadrës së Jose Mourinhos, një ekspert i dueleve finale.
https://twitter.com/i/status/1664068240879017984
“Ende nuk e besoj që kemi fituar, por ne luftuam dhe trofeu i Europa League është i yni. Ndeshjen e nisëm keq, pasi nuk depërtuam shumë në zonën e Romës.
Por fraksioni i dytë ishte një tjetër simfoni. Arritëm të shkonin shpesh herë në zonën e tyre dhe barazuam rezultatin. Për sa i përket penalltive, lojtarët ishin të caktuar.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Megjithatë, ata e ndryshuan vetë rendin mes tyre gjatë zhvillimit të penalltive“, deklaroi trajneri spanjoll. Kontrata e Mendilibar me Sevilla përfundon me 30 qershor, por një gjë e tillë nuk e shqetëson.
62-vjeçari është i qetë sa i përket së ardhmes. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tani duhet ta shijojmë këtë moment me të gjithë tifozët tanë. Ndihem shumë mirë këtu. Është e mrekullueshme të punosh me këta lojtarë.
Do të ishte një çmenduri të mos vazhdoja! Megjithatë ende nuk e di nëse do të rinovoj apo jo, por edhe unë nuk e kam mendjen aty tani. Puna u krye mirë dhe kaq.
E vlerësoj mundësinë që më ka dhënë klubi”, u shpreh Mendilibar, i cili vijoi traditën fantastike të skuadrës spanjolle në Europa League. Me shtatë finale të luajtura, dhe të gjitha të fituara.
