Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Çmenduria e Erling Haalandit, paguan 30 mijë euro bakshish…

Erling Haaland është njeriu i rekordeve. Sulmuesi norvegjez i datëlindjes 2000, pjesë e Borussias së Dortmundit, po jep shfaqe të pabesueshme në fushë, por objektivi numër 1 i Realit të Madridit lë gjurmë edhe me historitë e tij jashtë futbollit.  

Gjatë pushimeve të tij në Mykonos të Greqisë, ku sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re me pamjen e tij ekstravagante, norvegjezi mësohet se ka shpenzuar 500 mijë euro brenda pesë orësh në një restorant, madje duke lënë 30 mijë euro bakshish.

Ai pagoi darkën për vete dhe të gjithë miqtë e tij, pastaj mori një makinë luksoze me qira dhe nënshkroi një çek të majmë për të gjitha këto shpenzime.

Haaland kërkon të ndryshojë ekip që të paguhet si top-player, në nivelin e Cristiano Ronaldos, pra shumë më tepër se 8 milionë euro në sezon që përfiton në vit te Dortmundi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...