Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Çmime për të gjitha kategoritë për derbin e solidaritetit, ja sa kushton një biletë!

Klubi i Partizanit si skuadër pritëse ka publikuar çmimet e biletave për derbin e kësaj të premteje ndaj Tiranës. Çmime disi të kripura ato të klubit të kuq për vetë faktin se me shumë gjasa të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Për të parë nga shkallët e stadiumit të ri Air Albania, derbin e kryeqytetit bileta më e shtrenjtë kushton 5000 lek të reja dhe më e lira 500 lek të reja. Në tribunën qëndrore e cila do të jetë e ndarë me gjysmë për të dyja tifozeritë, biletat fillojnë nga 3000 lek deri në 5000 lek të reja në tribunën VIP Gold. Një biletë në tribunën për karshi kushton 1500 lek të reja në pjesën më të madhe të saj ndërkohë që afër goditjes së këndit dhe aty ku bashkohet tribuna për karshi me atë mbrapa porte biletat kushtojnë 1000 lek të reja. Ndërkohë në 2 tribunat pas porte ku do të vendosen ultrasit e dy skuadrave një biletë kushton 500 lek të reja. Për shkaqe sigurie aty ku ndahen dy tifozeritë një prej tribunave të flamurit të këndit pritet të jetë e mbyllur dhe nuk do të ketë bileta në shitje për atë pjesë të impiantit.

Postimi i plotë i klubit të Partizanit në lidhje me çmimin e biletave të derbit të kryeqytetit.

“INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, Ë106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...