Formula 1

Çmimi i Madh i Spanjës/ Ferrari i gëzohet “Pole Position”, Verstappen i dyti. Sinjale nga Mercedes

Charles Leclerc është fituesi i provave zyrtare në Çmimin e Madh të Spanjës dhe ditën e nesërme do të niset i pari. Piloti i Ferrarit konfirmoi formën e mirë të shfaqur edhe në sesionet e lira ndërsa do të provojë të ruajë presionin pas shpine që do t’i vijë nga kampioni i botës, Max Verstappen.

Piloti i Red Bull nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në provat zyrtare megjithatë holandezi në këtë sezon ka treguar se mund të triumfojë edhe nëse nuk niset nga vendi i parë.

Nga ana tjetër, vetëm vendi i tretë për pilotin tjetër të Ferrarit, Carlos Sainz ndërsa pas spanjollit u rendit George Russell i Mercedesit. Vendi i pestë për Perez, ndërsa forma e përmirësuar te Mercedes u shfaq edhe te Leëis Hamilton që niset nga pozicioni i gjashtë. Në dhjetëshen e parë pati vend edhe për Mick Schumacher.

Renditja:

1 Leclerc (Ferrari)

2 Verstappen (Red Bull)

3 Sainz (Ferrari)

4 Russell (Mercedes)

5 Perez (Red Bull)

6 Hamilton (Mercedes)

7 Bottas (Alfa Romeo)

8 Magnussen (Haas)

9 Ricciardo (McLaren)

10 Schumacher (Haas)

11 Norris (McLaren)

12 Ocon (Alpine)

13 Tsunoda (AlphaTauri)

14 Gasly (AlphaTauri)

15 Zhou (Alfa Romeo)

16 Vettel (Aston Martin)

17 Alonso (Alpine)

18 Stroll (Aston Martin)

19 Albon (Williams)

20 Latifi (Williams)

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency